KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar

“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës përbën shkelje kushtetuese.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka tha se shkelja kushtetuese është evidente dhe se, sipas saj, nuk është e nevojshme të jesh jurist për ta kuptuar situatën.

“Po në fakt, këtë as unë vetë nuk e kuptoj, sepse se ka shkelje kushtetuese. Nuk duhet me qenë shumë jurist për me e kuptu, sepse qartazi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është dashur të konstituohet në afat prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe ajo ditë ka kaluar më 7 gusht”, tha Daka.

Ajo iu referua aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton afatin brenda të cilit duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Sipas Dakës, me kalimin e këtij afati, vendi tashmë ndodhet në një situatë që ajo e cilësoi si jo kushtetuese.

“Kështu që kemi një shkelje kushtetuese dhe një gjendje jo kushtetuese, është evidente”, deklaroi Daka.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.