Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Propozimi “Salla Universale Vlado Janevski” u paraqit nga këshilltarja e LSDM-së, Keti Shterjova.
Ajo argumentoi se emërtimi do të ishte një mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Janevskit në muzikën popullore maqedonase.
Propozimi nuk u miratua pasi nuk mori mbështetjen e këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë shumicën në Këshill.
Në të njëjtën seancë nuk kaluan as disa iniciativa të së Majtës për transportin publik, ndërsa u pranua për shqyrtim iniciativa për sistemin “0 mbeturina në Shkup”, që synon përmirësimin e pastërtisë në kryeqytet.