KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Salihi: Projektligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë ka të njëjtat problematika me atë që u rrëzua

Salihi: Projektligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë ka të njëjtat problematika me atë që u rrëzua

Projektligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë vazhdon të ketë të njëjtat problematika si projektligji i rrëzuar në vitin 2023, ka vlerësuar Liridon Salihi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Salihi ka thënë se, pavarësisht se nisma për këtë ligj daton nga viti 2021 dhe projektligji aktual ka kaluar leximin e parë, mbeten çështje që duhet të adresohen para se ai të kalojë në leximin e dytë.

Sipas tij, GLPS-ja ka identifikuar tri dilema kryesore që kërkojnë zgjidhje: zbatimin retroaktiv të ligjit dhe përcaktimin se nga kur do të zbatohet e për cilët zyrtarë; mënyrën e zgjedhjes së drejtorit dhe anëtarëve të komisionit mbikëqyrës; si dhe sigurinë juridike të qytetarëve që mund të jenë subjekt i hetimit apo konfiskimit civil.

“Për të njëjtat arsye për të cilat është rrëzuar projektligji i vitit 2023, janë të njëjtat dispozita që e bëjnë të kontestueshëm sërish këtë projektligj, nëse kalon si i tillë. Janë të njëjtat dilema, të njëjtat problematika me projektligjin që është rrëzuar”, ka thënë Salihi në “Konfront” të KTV-së.

Ai ka bërë të ditur se GLPS-ja i ka kërkuar Qeverisë që t’i marrë parasysh këto problematika dhe t’i adresojë ato gjatë procesit të mëtejmë të shqyrtimit të projektligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.