KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se janë pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas publikimit të një videoje në media, ku shfaqet një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohej nga policia pranë Parlamentit për t`u dërguar në spital.

Sipas njoftimit, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të 19-vjeçarit L. B. nga punonjësit e policisë.

“Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se është ngritur edhe një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të policisë, nga fillimi deri në përfundim të protestës, si dhe respektimin e procedurave standarde të punës.

“Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi”, thekson Policia e Shtetit.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit është ndalur edhe te aktet e dhunës dhe dëmtimi i pronës gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar.

“Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë”, thuhet në reagim.

Policia u ka bërë thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi që t'i ndalin menjëherë veprimet e tyre, duke paralajmëruar se do të përballen me ligjin.

Po ashtu, u ka kërkuar qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. 

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video, e cila është bërë virale në mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale, ku shihen disa punonjës policie duke tërhequr një të ri, i cili duket se është i lënduar dhe ka një këmbë të thyer. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.