KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku një veturë është përplasur në një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve fillestare, në veturë ndodheshin disa persona që po udhëtonin me shpejtësi drejt spitalit, për shkak të një rasti familjar.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, si pasojë e përplasjes, lëndime në pjesën e gjoksit ka pësuar shoferi, i cili dyshohet se nuk kishte qenë i vendosur rripi i sigurisë në momentin e aksidentit.

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t'u sqaruar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.