KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Sa kushton një pronë në jug? Diaspora kërkon përgjigje përtej ëndrrës së një shtëpie buzë detit

Sa kushton një pronë në jug? Diaspora kërkon përgjigje përtej ëndrrës së një shtëpie buzë detit

Një apartament për pushime, një pronë për ta dhënë me qira apo një hapësirë për të hapur biznes?

Për shqiptarët që jetojnë neper bote, interesi për bregdetin e jugut po shoqërohet me pyetje gjithnjë e më konkrete. Përtej lidhjes me vendlindjen, ata duan të kuptojnë sa kushton blerja, si mund të financohet dhe çfarë mundësish ofron për të ardhmen.

Ky kuriozitet ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Langenthal, në kantonin e Bernës, me rastin e hapjes së përfaqësisë së Regina Construction. Bashkatdhetarë, sipërmarrës dhe profesionistë u njohën me projekte përgjatë bregdetit të Vlorës, Radhimës, Orikumit dhe Palasës, duke e parë pronën si një mundësi reale investimi.

Pyetja kryesore mbetet ajo që përcakton çdo vendim: sa duhet të paguash dhe cilat janë mënyrat e financimit? Interesi përfshin si çmimin e apartamenteve për përdorim familjar, ashtu edhe koston e ambienteve që mund të shërbejnë për veprimtari tregtare apo shërbime turistike.

Mundësitë e financimit nga institucionet financiare janë një tjetër pikë me rëndësi për blerësit potencialë. Për diasporën, njohja me këto alternativa e bën më konkret shqyrtimin e një investimi në Shqipëri. Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe duan të blejnë një shtëpi apo një ambient biznesi në Shqipëri, per shembull Abi Bank ofron kredi deri në 1 milion euro. Sipas kushteve të prezantuara, banka mbulon deri në 60% të vlerës së blerjes, ndërsa të paktën 40% duhet ta paguajë vetë blerësi. Kredia mund të shlyhet deri në 30 vjet për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie dhe deri në 20 vjet për rikonstruksion apo investime në ambiente tregtare.

Për një familje që jeton jashtë, një banesë pranë detit mund të shërbejë për pushime dhe qëndrime më të gjata në atdhe. Për një sipërmarrës, vëmendja shkon te mundësia për ta dhënë pronën me qira ose për të zhvilluar biznes. Këto qëllime të ndryshme shpjegojnë nevojën për informacion të qartë dhe të përshtatur për secilin blerës.

Në takim morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, zëvendësambasadorja e Kosovës, Shukrije Ramadani, dhe biznesmeni Lazim Destani. Të pranishëm ishin gjithashtu sipërmarrës e profesionistë të diasporës, ndërsa aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me organizatën “Lidhja Shqiptare në Botë”, të drejtuar nga profesor Nazmi Jakurti.

Projektet u prezantuan nga Vasil Bedini, ndërsa arkitektë dhe inxhinierë shpjeguan konceptet arkitekturore dhe aspektet teknike të ndërtimeve. Për të interesuarit, njohja me projektin përtej pamjes së jashtme është pjesë e informacionit që nevojitet përpara blerjes.

Prania e një zyre në Zvicër synon ta afrojë këtë informacion me shqiptarët që jetojnë atje dhe në vendet fqinje. Interesi i shprehur në Langenthal nxjerr në pah një kërkesë të qartë: më shumë hollësi mbi çmimet, financimin dhe përdorimin e pronës. Pikërisht këto përgjigje mund ta kthejnë kuriozitetin fillestar në një vendim konkret për të investuar në Jug.

Regina Contracion

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.