Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion është mbledhur sot, ku në rend dite është shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025.
Gjatë raportimit para deputetëve, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, ka dhënë detaje lidhur me humbjet e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës.
“Diku afërsisht 275 GB orë janë konsumuar në vitin 2025. Janë faturuar 169 GB që i bie diku rreth 39 për qind e energjisë që nuk është faturuar dhe e cila është humbje. Aty përfshihen edhe humbjet teknike, edhe humbjet komerciale”. Kjo është për viin 2025”, ka deklaruar Gojani.
Burimi: indeksonline.net ↗

