KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sa do të qëndrojë Jakup Krasniqi në Kosovë? (VIDEO)

Sa do të qëndrojë Jakup Krasniqi në Kosovë? (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar drejtpërdrejt nga shtëpia e Jakup Krasniqit në lagjen Velania të Prishtinës, ku ish-kryetari i Kuvendit është pritur nga familjarët e tij.

Sipas raportimit të gazetares, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, Sevdije Krasniqi, është arsyeja që e detyroi atë të udhëtonte nga Haga drejt Kosovës.

Bajrami bëri të ditur se pritja në familje ishte mjaft emocionuese, ndërsa vajzat e Krasniqit janë hedhur në përqafimin e tij pas mbërritjes, transmeton Klankosova.tv.

Ajo raportoi gjithashtu se Daut Krasniqi ishte tejet i emocionuar për ardhjen e vëllait të tij në Kosovë. Megjithatë, ai kishte shprehur dëshirën për ta vizituar, por nuk i ishte lejuar të hynte brenda shtëpisë.

Sa i përket qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, gazetarja tha se kishte informacione të pakonfirmuara se ai mund të qëndronte më gjatë se një ditë në vend.

Ndërkohë, Bajrami raportoi se më herët i gjithë perimetri i rrugës pranë shtëpisë së Krasniqit ishte i bllokuar nga automjetet e EULEX-it, të cilat më pas u larguan.

Aktualisht, pranë shtëpisë së ish-kryeparlamentarit po qëndron vetëm një automjet i Policisë së Kosovës.

Hap videon në burimin e saj ↗

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.