Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova në rolin e opinionistes.
Gjatë spektaklit, ajo ka komentuar edhe tre banorët e parë që u futën një ditë më parë në shtëpinë e BBVK 5.
Dembacaj u shpreh se ata kanë filluar të ambientohen me shtëpinë dhe se tashmë janë të gatshëm të mirëpresin banorët e tjerë që do t’u bashkohen në këtë edicion.
Burimi: lajmi.net ↗

