KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fabrizio Romano zbulon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Carrickun te Man Utd

Fabrizio Romano zbulon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Carrickun te Man Utd

Unai Emery është konsoliduar si njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Evropë, ndërsa Manchester Unitedi po përballet me vendime të rëndësishme për të ardhmen e Michael Carrickut.

Trajneri spanjoll ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Aston Villa që nga ardhja e tij në tetor të vitit 2022, duke e shndërruar një skuadër që po kalonte vështirësi në një ekip që tashmë konkurron rregullisht në garat evropiane.

Karriera e tij përmban suksese të shumta, përfshirë tri triumfe radhazi në Ligën e Evropës me Sevillan, një tjetër me Villarrealin dhe një të pestë me Aston Villan në vitin 2026.

Emery ka fituar gjithashtu titullin e Ligue 1 me Paris Saint-Germainin, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Arsenalin, ku periudha e tij në Londrën Veriore nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.

Spanjolli njihet për përgatitjen e detajuar të ndeshjeve, organizimin e disiplinuar në mbrojtje, presionin agresiv dhe kalimet e shpejta nga mbrojtja në sulm.

Tashmë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka konfirmuar se Emery vlerësohet veçanërisht nga drejtuesit e Manchester Unitedit.

Duke folur për DAZN Football, Romano deklaroi se trajneri i Aston Villas është emri që pëlqehet më së shumti nga vendimmarrësit e klubit anglez.

“Nëse më pyetni se cili trajner vlerësohet më shumë nga Unitedi, sa u përket kandidatëve të mundshëm, ai që ata e pëlqejnë është padyshim Unai Emery”, u shpreh Romano.

Megjithatë, sigurimi i shërbimeve të trajnerit spanjoll do të ishte një operacion shumë i vështirë për Manchester Unitedin.

Për më tepër, Unitedi mund të duhet të paguajë rreth 23 milionë euro si kompensim për ta marrë atë nga Aston Villa.

Romano ka theksuar edhe më parë se Emery është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të Aston Villas. Prandaj, interesimi dhe vlerësimi nga drejtuesit e Unitedit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se kanë nisur negociatat.

Ndërkohë, Eddie Hoëe dhe Julian Nagelsmann mbeten kandidatë që mund të jenë më të arritshëm për klubin anglez./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.