KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rrugët në Malësinë e Zhegocit drejt përfundimit, investim rreth 2 milionë euro

Rrugët në Malësinë e Zhegocit drejt përfundimit, investim rreth 2 milionë euro

Punimet në projektin për ndërtimin e rrugëve në Malësinë e Zhegocit, në Komunën e Gjilanit, po hyjnë në fazën përfundimtare.

Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh. Financimi është siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.