Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus me targa serbe u përmbys mëngjesin e sotëm në autostradën A3 në Kroaci.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:25, në kilometrin e 61-të të autostradës, pas kryqëzimit të Ivaniq Gradit, në drejtim të Zagrebit. Sipas mediave kroate, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë.
Të lënduarit janë dërguar në disa spitale të Zagrebit, ndërsa Spitali Klinik i Dubravës ka konfirmuar pranimin e dy pacientëve. Në vendin e ngjarjes u angazhuan shtatë automjete zjarrfikëse, 15 zjarrfikës dhe një helikopter.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Autoritetet kroate nuk kanë bërë të ditur identitetet e viktimave apo shtetësinë e pasagjerëve, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /IndeksOnline/

