KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Në kërkim të kreut: Atlético Madrid pret Barcelonën në një superpërballje në La Liga

Në kërkim të kreut: Atlético Madrid pret Barcelonën në një superpërballje në La Liga

Nën arbitrimin e Alberola Rojas sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano” do të luhet një nga ndeshjet më të nxehta të këtij edicioni në futbollin spanjoll, teksa Atlético Madrid dhe Barcelona do të masin forcat në një duel direkt për majën e tabelës.

Pas 11 javëve të luajtura, situata në krye të klasifikimit është tejet e ngushtë dhe dramatike. Barcelona udhëheq renditjen e La Ligës me 30 pikë, ndërsa Atlético Madrid ndjek nga afër në vendin e dytë me 28 pikë, shkruan IndeksOnline.

Një fitore e mundshme e vendasve do t’i ngjiste ata në krye të tabelës, ndërsa katalunasit synojnë të ruajnë ose të thellojnë epërsinë e tyre.

Kujtojmë që në ndeshjen e fundit kampionale në La Liga mes Atlético Madridit dhe Barcelonës që u luajt më 4 prill 2026 përfundoi me rezultatin 1–2 për katalunasit./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.