KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani: Deklarata e Zaharovës dhe Daçiqit për Kosovën është kërcënim i hapur

Ramadani: Deklarata e Zaharovës dhe Daçiqit për Kosovën është kërcënim i hapur

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, gjatë një takimi me politikanin serb Ivica Daçiq, ku ajo ka thënë se “Kosova është Serbi”.

Ramadani ka publikuar videon e takimit, duke e cilësuar mesazhin si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe duke bërë thirrje për reagim të ashpër nga institucionet e vendit dhe aleatët ndërkombëtarë, njofton Dukagjini.

“Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur”, ka shkruar Ramadani në reagimin e tij.
Ai ka kritikuar gjithashtu Daçiqin për të kaluarën e tij politike, duke rikujtuar se ai kishte qenë zëdhënës i ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.