KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

RRIDHNI, LOTËT E MI

RRIDHNI, LOTËT E MI

Lexo po ashtu: John Dowland, rapsodi i harruar që rrinte pezull në dëshpërimin e heshtur: Rokeri i parë i Anglisë!

Muzika dhe teksti: John Dowland (1596)
Përktheu: Agron Shala

Rridhni, lotët e mi, pikoni nga krojet tuaja!
Përgjithmonë i mërguar, më lini të vajtoj;
Atje ku zogu i zi i natës këndon çnderimin e tij të trishtuar,
Atje i braktisur më lini të jetoj.

Shuhuni, drita të kota, mos ndriçoni ma!
Për ata që në dëshpërim vajtojnë fatet e tretura
As netët nuk janë sa duhet të errëta
Drita vetëm turpin ua shpërfaq.

Kurrë mos u lehtësofshin hidhërimet e mia,
Meqë mëshira ka mbaruar;
Dhe lotët, psherëtimat e rënkimet e mia
Ditët e mia të lodhura nga çdo gëzim i kanë shuar.

Nga maja më e lartë e lumturisë
Fati im është rrëzuar;
Dhe frika, pikëllimi e dhimbja për fajet e mia
Janë shpresat e mia, tani që shpresa ka shkuar.

Dëgjoni! Mësoni ta përbuzni dritën;
Ju hije që jetoni në terr,
Që s’e ndieni përbuzjen e botës.
Lum, lum ju që jeni në ferr.

– YouTube

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.