Paris Saint-Germain nuk arriti rezultatet e pritshme në garën për Topin e Artë 2026, pavarësisht se u shpall klubi më i mirë i vitit.
Khvicha Kvaratskhelia përfundoi në vendin e gjashtë, Ousmane Dembélé në të shtatin, Fabián Ruiz në të dhjetin, Achraf Hakimi në të trembëdhjetin dhe Vitinha në të katërmbëdhjetin.
Vincent Garcia, drejtues editorial i France Football, beson se PSG-ja gaboi duke e shpërndarë mbështetjen mes disa futbollistëve, në vend që të përqendrohej te një kandidat i vetëm.
“Ata duhej të mbështesnin një lojtar të vetëm. Sipas mendimit tim, duhej të përkrahnin fituesin në fuqi, Ousmane Dembélé”, deklaroi Garcia.
Ai theksoi gjithashtu se Kylian Mbappé e menaxhoi më mirë kandidaturën e tij, duke vënë në pah sezonin e zhvilluar dhe paraqitjet në Kupën e Botës. /Zëri

