KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi

Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi

Një drejtues mjeti lundrues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të reja gjobë, pasi është futur në zonën e përcaktuar për larjen e pushuesve në Ksamil.

Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e “Ishujve të Ksamilit”.

Sipas Policisë, mjeti lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në hapësirën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e Jet Ski-t dhe, pas përfundimit të procedurave administrative, kanë bërë bllokimin e tij.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. A., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 000 lekësh të reja.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bëjnë me dije se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.