Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, pas pranimit të një informacioni lidhur me një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik 2026 në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit.
Sipas njoftimit policor, rasti është iniciuar më 16 korrik 2026, pas konsultimit me prokurorin kompetent, por që nuk jepen detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Autoritetet bëjnë të ditur se policia kishte pranuar informacione se ngjarja kishte ndodhur më 13 korrik, rreth orës 21:50.
Lidhur me rastin, organet e rendit kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar të gjitha faktet që lidhen me dyshimet për rrezikimin e sigurisë së aviacionit civil.
Telegrafi i ka shkruar Policisë së Kosovës për detaje shtesë dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/
