KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 400 gjoba dhe 20 motoçikleta të sekuestruara në Prishtinë

Rreth 400 gjoba dhe 20 motoçikleta të sekuestruara në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ “Vera”, ka ndërmarrë një sërë masash ndaj drejtuesve të motoçikletave në Prishtinë.

Sipas njoftimit, masat janë ndërmarrë nga 15 korriku 2026 e deri më 11 shtator, me fokus rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, ndaj drejtuesve të motoçikletave janë shqiptuar rreth 400 gjoba, ndërsa janë sekuestruar 20 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje të tilla si drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer apo pa kategorinë përkatëse, drejtimi i mjeteve të paregjistruara dhe drejtimi pa përdorimin e helmetës, si dhe për kundërvajtje të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet kanë për qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e shkeljeve nga drejtuesit e motoçikletave. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.