Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është rregulluar tërësisht ndriçimi publik në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Sipas njoftimit të komunës, ndërhyrja është realizuar përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndërsa është bërë ndërrimi i shtyllave të dëmtuara dhe janë kryer edhe riparime të tjera të nevojshme në rrjetin e ndriçimit publik.
Komuna ka bërë të ditur se rregullimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik në rrjetin ekzistues do të vazhdojë edhe në zona të tjera të Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja. /Telegrafi/