Ndeshja e sotme mes Dritës dhe Prishtinës ka filluar me probleme.
Para derbit të kësaj mesjave, është parë një përleshje mes tifozëve prishtinas dhe atyre gjilanas.
“Plisat” kishin udhëtuar drejt Gjilanit dhe atyre duket se iu vërsulën tifozët “Intelektualët”.
Faqja e tifozëve të Dritës, “Since1947” e ka postuar një video ku shihen tifozët duke u ndjekur.
“A erdhët o djem, pse po ikni more? Rrijme se po bohet mire qetu ka parki…”, shkroi kjo faqe.
Burimi: zeri.info ↗

