KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton Top Channel.

“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.