Ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, ka bërë parashikimin e tij për finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Rooney beson se edhe tifozët e Cristiano Ronaldos duhet ta “kurorëzojnë” Lionel Messin si më të mirin e historisë nëse Argjentina e mposht Spanjën.
“Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi do t’u japë fund të gjitha pikëpyetjeve, apo jo? Debatit nëse ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Mendoj se edhe tifozët e Ronaldos duhet ta respektojnë këtë”.
“Gjithmonë kam thënë se mund të zgjedhësh njërin ose tjetrin, por kur mendon çfarë ka bërë Messi në këtë Kupë Bote… në të kaluarën dhe tani, në moshën 39-vjeçare, kjo do t’i japë fund të gjitha debateve”, deklaroi Rooney.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet sot, më 19 korrik nga ora 21:00.
Në shtatë ndeshje të këtij Botërori, Lionel Messi ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime./Telegrafi/
