KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rikthehet hija e Benzemas, Mbappe e kryeson listën e turpshme të penalltive

Rikthehet hija e Benzemas, Mbappe e kryeson listën e turpshme të penalltive

Kylian Mbappe është futur sërish në statistika negative pas penalltisë së humbur në ndeshjen ndaj Celtas së Vigos.

Sulmuesi francez e shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 39-të, duke mos arritur ta barazonte rezultatin për Real Madridin.

Sipas statistikave të publikuara nga analisti spanjoll Alexis, i njohur si “Mister Chip”, kjo ishte hera e parë që Mbappe e humbi një penallti në La Liga duke e dërguar topin jashtë portës.

Megjithatë, statistika më shqetësuese për francezin është se ai ka humbur pesë nga 23 penalltitë e ekzekutuara në La Liga që nga sezoni 2024/25.

Asnjë futbollist tjetër nuk ka regjistruar më shumë gabime nga pika e bardhë gjatë kësaj periudhe.

Pas tij renditen Vedat Muriqi me Mallorcas dhe Robert Lewandowski me Barcelonën, të cilët i kishin humbur nga tri penallti.

Ndërkohë, lojtari i fundit i Real Madridit që e kishte dërguar një penallti jashtë portës në kampionat para Mbappes ishte Karim Benzema, në janar të vitit 2022, ndaj Elches. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.