Portugalia ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-1 ndaj Uzbekistanit në një ndeshje shumë dinamike të Kupës së Botës 2026, ku Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes me dy gola.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Portugalia kaloi shpejt në avantazh në minutën e 6-të. Pas një aksioni të bukur të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo u gjend i lirë brenda zonës dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë, Portugalia dyfishoi shifrat. Nuno Mendes realizoi një goditje të saktë nga një goditje e lirë në minutën e 17-të, duke e dërguar topin brenda shtyllës së majtë dhe duke e çuar rezultatin në 2-0.
Uzbekistani reagoi në minutën e 29-të, kur Azizjon Ganiev shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke ngushtuar shifrat në 2-1 dhe rikthyer përkohësisht shpresat e skuadrës së tij. Megjithatë, VAR ndërhyri dhe e anuloi golin për një faull në ndërtimin e aksionit.
Dhe në minutën e 39-të, Portugalia shtoi diferencën. Bruno Fernandes asistoi për Cristiano Ronaldon, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe realizoi golin e dytë personal të ndeshjes, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Portugalia shkon në pushim me avantazh të qartë, ndërsa Ronaldo dhe Bruno Fernandes po udhëheqin një sulm të rrezikshëm që po i shkakton shumë probleme mbrojtjes së Uzbekistanit. /Telegrafi/
