KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo nis një aventurë të re jashtë futbollit, bëhet pjesë e botës së serialeve televizive

Ronaldo nis një aventurë të re jashtë futbollit, bëhet pjesë e botës së serialeve televizive

Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë dhe i Al-Nassr, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale, pasi ka vendosur të hyjë në botën e aktrimit përmes një seriali të ri televiziv.

Ronaldo ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet së bashku me regjisorin dhe producentin e njohur britanik, Matthew Vaughn, duke e shoqëruar me një mesazh: “Lajme të mëdha, produksioni i serialit tim të parë televiziv ‘Day 1s’ sapo ka filluar. Më shumë së shpejti”.

Cilat janë detajet e serialit të ri të Ronaldos?

“Deadline”, uebfaqja e specializuar në lajmet e artit dhe argëtimit, kishte raportuar më herët se Ronaldo do të jetë producent i serialit “Day 1s”, së bashku me Matthew Vaughn.

Futbolli mbetet në qendër të historisë. Ngjarjet e serialit ndjekin një agjent britanik të quajtur Stanley Dalton, i cili interpretohet nga aktori Damian Lewis.

Raportimet sugjerojnë se vetë Ronaldo do të shfaqet në serial, krahas legjendës franceze Thierry Henry, ish-yllit të Arsenalit dhe Barcelonës. Në episodin e parë mund të jetë i përfshirë edhe reperi i njohur britanik Dave.

Xhirimet kanë nisur në Londër gjatë muajve të fundit, megjithëse ende nuk është caktuar një datë përfundimtare e publikimit.

Njoftimi i Ronaldos erdhi pak kohë pasi ai u largua nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një kapitulli 23-vjeçar me Portugalinë, që kishte nisur me debutimin e tij në vitin 2003.

Ai e përfundoi karrierën me Kombëtaren pas 234 ndeshjeve dhe 146 golave. Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo fitoi edhe tri trofe me Portugalinë, më të rëndësishmit Euro 2016 dhe dy tituj të Ligës së Kombeve.

Largimi i tij erdhi pas një krize që përfshiu ambientin sportiv gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies së tij me përzgjedhësin Jorge Jesus./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.