Sipas “The Athletic”, Mauricio Pochettino pritet ende të drejtojë kombëtaren e meshkujve të Shteteve të Bashkuara në ndeshjet e ardhshme kundër Haitit, pavarësisht se është gjithnjë e më pranë marrjes së detyrës si trajner i Manchester United.
Largimi i mundshëm i Pochettinos ka krijuar pasiguri lidhur me kohën kur mund të ndodhë ky largim, pasi raportohet se Manchester United po punon për arritjen e një marrëveshjeje për ta emëruar atë, në rast se klubi ndan rrugët me Michael Carrick-un.
Kombëtarja e SHBA-së pritet të përballet me Haitin në Miami, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Cincinnati.
Pochettino, i cili iu bashkua kombëtares në shtator të vitit 2024, në muajin gusht nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2030.
/GazetaBlic Sport

