KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës

Ronaldo Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e Botës.

Ju kujtojmë se “Tulipanët” u mposhtën nga Maroku në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës, dhe Koeman e njoftoi vendimin e tij në rrjetet sociale.

“Mbrëmë mora vendimin për t’i dhënë fund mandatit tim si trajner i ekipit kombëtar holandez”, shkroi Koeman, ekipi i të cilit u eliminua nga Maroku me penallti.

“Më dhemb që angazhimi im me Portokallinjtë po përfundon në këtë mënyrë. Ne të gjithë ëndërronim një Kupë Bote ku do të bënim histori. Nuk e arritëm këtë. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë”.

“Si trajner, unë mbaj përgjegjësi. Gjithmonë e kam ndjerë dhe gjithmonë do ta ndiej”, tha trajneri holandez ndër të tjera.

Në Kupën e Botës, Holanda fitoi grupin me shtatë pikë nga tre ndeshje, por më pas ngeci në pengesën e parë në fazën eliminatore. Ata luajtën 1-1 me Marokun dhe u eliminuan me penallti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.