KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Donnarumma drejt largimit nga Manchester City

Donnarumma drejt largimit nga Manchester City

Aventura e Gianluigi Donnarummas te Manchester City mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh.

Sipas “The Athletic”, klubi anglez po shqyrton një revolucion të plotë në portë verën e ardhshme, duke përfshirë edhe largimin e portierit rezervë, Gerónimo Rulli, shkruan Indeksonline, transmeton IndeksOnline.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2030, 27-vjeçari nuk po përshtatet me filozofinë e trajnerit Enzo Maresca, pasi konsiderohet se ngadalëson lojën nga prapavija. Situatën e tij e kanë rënduar edhe disa gabime të kushtueshme këtë sezon, përfshirë gafën e së martës në barazimin 2-2 ndaj Napolit.

Megjithatë, largimi i tij nuk është i lehtë, pasi kartoni i italianit vlerësohet 45-50 milionë euro, ndërsa paga e tij arrin në 12 milionë euro neto në sezon.

Për ta rikthyer në Serie A po interesohen Juventusi, që e ka objektiv të kahershëm pavarësisht transferimit të Guglielmo Vicarios, dhe Interi, i cili po kërkon një profil të lartë për të ardhmen krahas Josep Martínez dhe Ivan Provedel. /Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.