Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje plot emocione në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Khaleejit me rezultatin 5-3, në kampionatin saudit.
Ylli portugez realizoi dy herë, por të dy golat iu anuluan për pozicion jashtë loje.
Goli i parë u anulua në minutën e 11-të, ndërsa i dyti në fund të pjesës së parë.
Vendimet shkaktuan reagime nga Ronaldo, por eksperti i arbitrimit Abdullah Al-Qahtani konfirmoi se gjyqtari Khalid Al-Turais kishte vepruar drejt në të dy rastet.
Sipas tij, teknologjia gjysmëautomatike për pozicionin jashtë loje konfirmoi se portugezi ndodhej në pozicion të parregullt në momentet përkatëse.
Pavarësisht polemikave, Al-Nassr arriti një fitore të rëndësishme 5-3, duke vazhduar garën për titullin kampion.
Skuadra arriti në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Ronaldo mbeti protagonist i një mbrëmjeje që nuk do të harrohet lehtë. /Zëri

