KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo bënë një simbol misterioz me gishtat e tij, i pyet tifozët nëse e dinë se çfarë do të thotë

Ronaldo bënë një simbol misterioz me gishtat e tij, i pyet tifozët nëse e dinë se çfarë do të thotë

Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetet sociale në të cilën tregon me gishtat një shenjë të ngjashme me shkronjën ‘M’ dhe i pyeti tifozët nëse e kuptonin se çfarë do të thoshte. Shumë besojnë se është numri romak 1,000, sa gola dëshiron të shënojë portugezi në karrierën e tij.

Ronaldo postoi një klip të shkurtër në profilin e tij në Tëitter të hënën mbrëma. Në të, i veshur me një bluzë të bardhë, ai shikon kamerën dhe bën një gjest të pazakontë me gishtat, me pyetjen: “A e ke kuptuar ende?”.

Nuk është hera e parë që ai e tregon këtë shenjë. Ai bëri të njëjtin gjest pas fitores së Al-Nassr kundër Neom më 21 tetor, pas së cilës klubi publikoi një video duke u kërkuar tifozëve të merrnin me mend se çfarë do të thoshte.

Disa tifozë besojnë se shenja përfaqëson shkronjën M, e cila në numrat romakë qëndron për 1,000, dhe fjala për një mijë në portugalisht është “mil”. Ronaldo aktualisht ka 985 gola në karrierë, 15 më pak se ky numër.

Ai i tha lamtumirë ekipit kombëtar

Ronaldo, 41 vjeç, njoftoi tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar i Portugalisë më 5 nëntor, pasi pati një mosmarrëveshje me trajnerin Jorge Jesus.

Sipas ESPN, vendimi erdhi pasi ai vuajti një pezullim 30-ditor të dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit për largimin nga kampi stërvitor gjatë pushimit të mëparshëm ndërkombëtar.

Ai luajti 234 ndeshje për Portugalinë, duke shënuar një rekord prej 146 golash. Ai e udhëhoqi ekipin kombëtar drejt titullit të Kampionatit Evropian në vitin 2016, dhe me të fitoi Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Portugezi është kapiteni i Al-Nassr, për të cilën luan që nga janari i vitit 2023. Ai më parë ka luajtur për Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, dhe ka fituar pesë Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.