KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Romanca në Ferma VIP ‘tronditet’ pas puthjes, Indri tërhiqet teksa Vanesa merr vendimin për të dashurin jashtë

Romanca në Ferma VIP ‘tronditet’ pas puthjes, Indri tërhiqet teksa Vanesa merr vendimin për të dashurin jashtë

Kur dukej se marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në Ferma VIP po merrte drejtimin e një romance të konsoliduar, situata ka ndryshuar papritur.

Pas puthjes që ndanë një natë më parë, dyshja ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të sinqertë.

Indri ka bërë të qartë se nuk ndihet gati për një lidhje në këtë moment dhe se nuk dëshiron të krijohen pritshmëri apo iluzione mes tyre.

Foto: YouTube

Ndërkohë, Vanesa ka shprehur vendosmërinë e saj për t’i dhënë fund marrëdhënies që ka jashtë shtëpisë, një çështje që ka shkaktuar diskutime të shumta si brenda fermës, ashtu edhe në publik.

“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur”, tha ajo.

“Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy. Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat”, theksoi mes tjerash.

Këngëtarja nga ana tjetër ka jashtë një të dashur, të cilit edhe i kërkoi falje. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.