Afrimiteti mes Nora Tushit dhe Rron Isufit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, madje edhe të familjarëve të banores.
Mbrëmjen e djeshme, derisa Nora po lante dhëmbët në banjë, Nichi ka shfrytëzuar rastin për ta ngacmuar rreth raportit të saj me Rronin, duke tentuar të zbulojë nëse ajo ka ndonjë pëlqim për banorin.
E pyetur për këtë, Nora ka buzëqeshur duke iu shmangur përgjigjes.
“Jo, nuk përgjigjem”, është shprehur ajo, ndërsa Nichi ka këmbëngulur duke i thënë se ka të paktën pak pëlqim për Rronin.
“Jooo, s’kom çka me t’kallxu”, ia ka kthyer Nora sërish duke buzëqeshur, pa zbuluar më shumë rreth ndjenjave të saj.
Por ajo që ka marrë vëmendjen është një reagim nga jashtë shtëpisë.
Në videon e këtij momenti, të publikuar në faqen zyrtare të BBVK-së, ka komentuar edhe nëna e Norës, e cila ka lënë disa emoji me fytyra të buzëqeshura me zemra.
Ndonëse pa shkruar asnjë fjalë, reagimi i saj mund të interpretohet si një sinjal pozitiv për afrimitetin mes vajzës së saj dhe Rronit.
Mbetet të shihet nëse mes dy banorëve po lind vërtet një pëlqim romantik apo nëse gjithçka është thjesht një miqësi që po bëhet gjithnjë e më e afërt.
Sidoqoftë, buzëqeshjet e Norës dhe reagimi i nënës së saj kanë shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth këtij raporti, i cili mund të rezervojë zhvillime interesante në ditët në vijim.

