KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Roma shkatërron Parmën, Mallen shkëlqen me katër gola

Roma shkatërron Parmën, Mallen shkëlqen me katër gola

Roma ka regjistruar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultat 1-5 në kuadër të Serie A.

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Donyell Mallen, i cili realizoi katër gola, ndërsa Rodrigo Mora kontribuoi me një tjetër gol për kryeqytetasit. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Nesta Elphege.

Roma zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke krijuar raste të shumta dhe duke pasur mundësi që fitoren ta bënte edhe më të thellë.
Me këtë triumf, Roma shkon në kuotën e 30 pikëve, vetëm dy më pak se rivali lokal, Lazio. Ndërkohë, Parma mbetet në vendin e 16-të me vetëm tetë pikë.

Në xhiron e ardhshme, Parma udhëton te Frosinone, kurse Roma e pret Monzën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.