Një zjarr ka përfshirë në orët e pasdites një objekt banimi në Lezhë, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe dërgimin e disa personave në spital.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të një ndërtese katër kate në lagjen ‘Skënderbeg’.
Dyshohet se deri te shpërthimi i zjarrit erdhi nga një rrjedhje gaz.
Në vendin e ngjarjes janë dislokuar shërbimet e emergjencës për menaxhimin e rrezikut, si dhe është kryer evakuimi i banorëve.
Autoritetet konfirmojnë se disa persona kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

