KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rodri një ndeshje larg historisë, mund të hyjë në 10-shen më ekskluzive të futbollit botëror

Rodri një ndeshje larg historisë, mund të hyjë në 10-shen më ekskluzive të futbollit botëror

Mesfushori spanjoll, Rodri ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa triumfi në finalen e Kupës së Botës do ta vendoste përkrah vetëm 10 legjendave që kanë kompletuar “trilogjinë e artë”.

Rodri është vetëm 90 minuta larg një arritjeje që shumë prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit nuk kanë mundur ta realizojnë.

Mesfushori i Spanjës ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa tani i mungon vetëm Kupa e Botës për të kompletuar atë që konsiderohet si “trilogjia e artë” e futbollit.

Nëse Spanja shpallet kampione e botës, Rodri do të bëhet futbollisti i 11-të në histori që fiton të tre trofetë më prestigjiozë në futbollin botëror.

Aktualisht, pjesë e këtij klubi ekskluziv janë vetëm emra legjendarë si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Bobby Charlton, Ronaldinho, Leite Kaka, Rivaldo, Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Paolo Rossi dhe Ousmane Dembele.

Për Rodrin, finalja e Kupës së Botës nuk është vetëm një mundësi për t’i dhuruar Spanjës titullin botëror, por edhe për të hyrë përgjithmonë në historinë e futbollit, duke u renditur përkrah disa prej ikonave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky sport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.