KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit, Rexhepi dhe Hasani

Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit, Rexhepi dhe Hasani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi. Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.