Sot, në fshatin Kopiliq të Skenderajt, janë rivarrosur mbetjet mortore të Liridona Deliut, e cila, pa i mbushur dy vjet, ndërroi jetë gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e rrethanave të luftës.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, përmes një angazhimi të përbashkët, kanë mundësuar gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore përmes analizës së ADN-së, si dhe rivarrimin e sotëm, në respektim të kërkesës së familjes Deliu.
Familja kishte kërkuar mbështetjen e institucioneve për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve të saj mortore.
Mbetejet mortore u gjetën pas raportimit të emisionit "MAT" në Klan Kosova.
Burimi: klankosova.tv ↗

