KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rinovohet Palestra e Sportit “Bashkim Selishta”, investim 2.7 milionë euro nga MKRS dhe Komuna e Gjilanit

Rinovohet Palestra e Sportit “Bashkim Selishta”, investim 2.7 milionë euro nga MKRS dhe Komuna e Gjilanit

Në Gjilan po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta”, projekt që pritet të krijojë kushte moderne dhe funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se investimi kap vlerën prej 2.7 milionë euro dhe po realizohet përmes bashkëfinancimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.

“Ky projekt do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rejat dhe të rinjtë e komunës tonë, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitet sportiv, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre” ka deklaruar Hyseni.

Ai ka theksuar se investimet në sport mbeten ndër prioritetet kryesore të komunës edhe gjatë këtij mandati, duke shtuar se infrastruktura sportive është e rëndësishme për zhvillimin e rinisë dhe promovimin e aktiviteteve rekreative dhe profesionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.