KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rikthehet ndriçimi publik në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë

Rikthehet ndriçimi publik në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Mitrovicë ka realizuar ndërhyrje në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm, duke rikthyer ndriçimin publik pas një periudhe të gjatë të mungesës së tij.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, i cili ka njoftuar se përveç rikthimit të ndriçimit, është realizuar edhe pastrimi i sipërfaqeve nga mbeturinat dhe vendosja e antiparkuesve.

Sipas Mujës, këto ndërhyrje synojnë rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve për pacientët, stafin shëndetësor dhe qytetarët që frekuentojnë këtë hapësirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për pastërtinë, të ruajnë hapësirat publike dhe të respektojnë rregullat e parkimit, në mënyrë që ato të mbeten të sigurta, të pastra dhe funksionale për të gjithë.

Muja ka theksuar se angazhimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave publike do të vazhdojnë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.