Rikthimi i shumëpritur i Rihanna-s në skenë nuk u prit vetëm me entuziazëm.
Pas performancës surprizë në koncertin e Jay-Z në Yankee Stadium të New York-ut, një pjesë e fansave e kritikuan këngëtaren, duke e cilësuar interpretimin e saj si “pa energji” dhe ” të dembelosur”.
Rihanna iu bashkua Jay-Z në skenë për të interpretuar hitin e tyre të vitit 2009, “Run This Town”, ndërsa më pas performoi edhe këngën e saj “B**** Better Have My Money”.
Kjo ishte paraqitja e saj e parë publike që nga spektakli i pjesës së parë të Super Bowl LVII në vitin 2023, shkruan DailyMail.
Megjithatë, në rrjetet sociale nuk munguan komentet kritike. Disa përdorues shprehën zhgënjim për mënyrën se si Rihanna performoi, ndërsa të tjerë u ankuan edhe për vonesën prej rreth tre orësh me të cilën nisi koncerti i Jay-Z.
Koncerti përmbyllës ishte pjesë e serisë së tre netëve të organizuara nga Jay-Z në Yankee Stadium, në kuadër të festimeve për përvjetorët e albumeve të tij më të rëndësishme.
Gjatë mbrëmjeve, reperi solli në skenë edhe emra të njohur si Beyonce, Blue Ivy Carter, Pharrell Williams, Nas, Eminem dhe Alicia Keys. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
