KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Takim i veçantë në Vatikan: Papa Leo XIV pret legjendën e muzikës Bob Dylan

Takim i veçantë në Vatikan: Papa Leo XIV pret legjendën e muzikës Bob Dylan

Papa Leo XIV ka pritur të mërkurën në rezidencën e tij zyrtare në Pallatin Apostolik, këngëtarin legjendar amerikan Bob Dylan, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Romë, në kuadër të turneut të tij në Itali.

Takimi mes dy personaliteteve amerikane ishte i shkurtër. Papa i dhuroi Dylanit një rruzare, ndërsa këngëtari ia dhuroi Papës një kopje të autobiografisë së tij, Chronicles: Volume One.

Dylan, 85 vjeç, u paraqit i veshur pothuajse tërësisht në të zeza, me kapuç dhe doreza, në kontrast me veshjen e bardhë të Papës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Interesant është fakti se Papa Leo XIV e kishte përmendur më herët Dylanin në parathënien e librit të tij Disarmed and Disarming: Peace Is a Gift, duke cituar një këngë të pabotuar të artistit kundër armëve bërthamore.

Dylan pritet të performojë në Romë të enjten, në kuadër të turneut Rough and Rowdy Ways.

Ky nuk është takimi i parë i këngëtarit me një Papë. Në vitin 1997, ai kishte performuar para Papa Gjon Palit II dhe rreth 300 mijë të rinjve në Bolonjë, ku interpretuesi amerikan kishte kënduar edhe hitin e njohur Knockin' on Heaven's Door.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.