KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexhepi-Zejdi: Sistemi “Safe City”, është ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues

Rexhepi-Zejdi: Sistemi “Safe City”, është ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues

Kryetari i Partisë ‘Lëvizja Populli”, pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim, Skender Rexhepi-Zejdi, është shprehur kundër sistemit “Safe City”.

Ky vendim i tij vjen pasi siç thotë ai, ks sistem i MPB-së është ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues.

“Jemi për sigurinë e qytetarëve, por projekti “Safe City” është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues⁣.

Është i papërshtatshëm sepse rrugët dhe infrastruktura e qyteteve të përfshira janë nën çdo standard evropian dhe nuk krijojnë kushte reale për zbatim të drejtë të këtij sistemi.

Ndëshkrues sepse qëllimi real i qeverisë nuk është siguria e qytetarëve, por mbushja e boshllëqeve buxhetore përmes gjobave.⁣

Diskriminues sepse nuk përfshihet i gjithë shteti, por vetëm disa qytete të caktuara, duke krijuar trajtim të pabarabartë për qytetarët.⁣

Antikushtetues sepse në të tre qytetet e përfshira — Shkup, Kumanovë dhe Tetovë — gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa qeveria ka lejuar që softueri i projektit të përgatitet vetëm në gjuhën maqedonase”, shkruan Zejdi.

Kujtojmë se për aktivizimin e sistemit Safe City, nevojitet ndryshimi i një pakoje prej 6 ligjeve, katër prej të cilave janë miratuar, ndërsa mbeten Kodi Penal dhe Ligji për kundërvajtje në komunikacion. Pa miratimin e ligjit sistematik me 2/3, sistemi Safe City nuk mund të hy në funksion nga data 1 shkurt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.