Policia e Kosovës ka njoftuar për ndalimin e dy personave, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Batllavë të Podujevës.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë kanë ndërhyrë pas raportimit për rastin, me ç’rast kanë sekuestruar tri armë zjarri, municion dhe gëzhoja, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin, tre persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Njëri prej tyre është liruar pas intervistimit, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.
Postimi:
Të shtëna me armë në një aheng familjar në Batllavë, dy persona ndalohen për 48 orë
Nga zyrtarët policor të Podujevës, dy persona janë ndaluar për 48 orë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës.
Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, sekuestruan tri armë, municion dhe gëzhoja. Në këtë rast tre persona u shoqëruan në stacionin policor, njëri prej tyre u lirua pas intervistimit ndërsa dy të tjerët u dërguan në mbajtje.
Rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm./lajmi.net/

