KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë sot komunën e Vitisë kanë shkaktuar depërtimin e ujit në ndërtesën e re të administratës komunale, duke dëmtuar disa hapësira pune dhe pajisje zyre.

Sipas informacioneve të publikuara nga Plus TV, uji ka depërtuar në disa zyra të objektit, ndërsa si pasojë janë dëmtuar edhe pajisje të punës.

Ky nuk është rasti i parë kur raportohen probleme të tilla në këtë objekt. Edhe më herët janë ngritur shqetësime për depërtimin e ujit në ndërtesën e re komunale, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin dhe cilësinë e punimeve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse pas rasteve të mëparshme janë ndërmarrë masa për sanimin e problemit apo nëse janë kryer ndërhyrje për të parandaluar depërtimin e ujit gjatë reshjeve.

Lidhur me rastin, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Komuna e Vitisë për shkallën e dëmeve të shkaktuara apo masat që do të ndërmerren për riparimin e tyre. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.