KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Spanjë, raportohet për të vdekur

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Spanjë, raportohet për të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në lindje të Spanjës, bëjnë të ditur autoritetet.

Pamjet e filmuara tregojnë rrugë të përmbytura dhe vetura të zhytura në ujë në Beniarbeig dhe Oliva, pranë Alicante-s, në rajonin e Valencias.

– YouTube www.youtube.com

Ekipet e shpëtimit po punojnë për evakuimin e banorëve të bllokuar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Rajoni i Valencias është ndër zonat më të goditura, ku disa qytete kanë mbetur të izoluara dhe banorët janë bllokuar nga vërshimet.

Për operacionet e shpëtimit janë angazhuar edhe helikopterë.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 2,000 persona janë evakuuar nga shtatë kampe turistike në Oliva, për shkak të rrezikut nga përmbytjet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.