KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sopjani paralajmëron: Ligji për Specialen mund të mos miratohet fare

Sopjani paralajmëron: Ligji për Specialen mund të mos miratohet fare

Avokati Shkëlzen Sopjani ka vlerësuar se ekziston mundësia që Kosova të mos ketë fare Ligj për Dhomat e Specializuara, pasi ligji i kthyer në Kuvend nga presidentja i është referuar fillimisht Komisionit për Legjislacion.

 Sopjani komentoi diskutimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe skenarët e mundshëm për të ardhmen e tij dhe strategjinë shtetërore.

Sipas Sopjanit, nga aspekti juridik dhe kushtetues, skenari më i mundshëm është që ligji të mbetet pa u miratuar në ditët apo javët në vijim.

Ai ka argumentuar se ligji fillestar ishte miratuar me nguti dhe, sipas vlerësimit të tij, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe zotimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Sopjani ka vlerësuar gjithashtu si pozitiv kthimin e ligjit në Kuvend, duke theksuar se miratimi i tij në formën aktuale mund të kishte efekte të kundërta me ato të synuara për katër të akuzuarit që gjenden në Hagë.

Ai ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar përmes ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se çështja duhet të trajtohet duke marrë parasysh bazën kushtetuese dhe zotimet ndërkombëtare të vendit./teve1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.