KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në Kosovë, disa rrugë ende të papastruara

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në Kosovë, disa rrugë ende të papastruara

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa rrugë të Kosovës.

Në disa pamje të siguruara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet se autostrada “Ibrahim Rugova”, magjistralja Prishtinë–Pejë si dhe rruga Prishtinë–Mitrovicë kanë qenë të papastruara nga bora.

Vështirësi në qarkullim është raportuar edhe në rrugën nga Mleqani në drejtim të Pejës, ndërsa më e lehtë ka qenë gjendja në rrugën nga Prishtina deri te hyrja e autostradës “Ibrahim Rugova”.

E papastruar nga bora ka qenë edhe rruga Komoran–Carralevë, por ajo është raportuar si e kalueshme.

Pamjet tregojnë se reshjet e borës kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve në disa akse rrugore. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.