KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshje të dendura dhe borë në Zvicër, mbyllen tri qafa malore

Reshje të dendura dhe borë në Zvicër, mbyllen tri qafa malore

Një front i ftohtë ka përfshirë Zvicrën, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe bore. Autoritetet paralajmërojnë për rritje të nivelit të ujërave, ndërsa disa qafa malore janë mbyllur për qarkullim.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar në Zvicër, ku gjatë së mërkurës priten reshje të dendura shiu në disa rajone, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.

Si pasojë e motit të lig, qafat malore Furka, Nufenen dhe Susten janë mbyllur, ndërsa nuk përjashtohen edhe mbyllje të tjera në varësi të kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik zviceran MeteoSwiss, në pjesën perëndimore të kantonit të Tesinit priten nga 70 deri në 120 milimetra reshje shiu. Intensiteti më i madh parashikohet ndërmjet orës 17:00 dhe 19:00.

Autoritetet federale kanë lëshuar paralajmërim për reshje në nivelin 2 nga 5. Meqë toka është tashmë e ngopur me ujë, ekziston rreziku që niveli i lumenjve dhe përrenjve të rritet shpejt, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimet në disa rajone mbeten në fuqi deri në orën 03:00 të së enjtes.

Ndërkohë, reshjet e borës në zonat malore mund të krijojnë vështirësi shtesë për qarkullimin rrugor.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të kontrollojnë paraprakisht gjendjen e rrugëve dhe të informohen për kufizimet në fuqi para se të nisen drejt zonave malore.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në rajonet ku priten reshje të mëdha dhe rritje e shpejtë e nivelit të ujërave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.