Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar sot Kryesinë e partisë për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e të parit të PDK-së.
Sipas burimeve të Indeksonline, pak orë para se të njoftonte dorëheqjen, Hamza ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti e ka siguruar Hamzën se, në rast të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro ligjit, përfshirë edhe ndryshimet që mund të propozohen gjatë procesit.
Ndërkohë, Ligji për Dhomat e Specializuara aktualisht gjendet në Presidencën e Kosovës, ku pritet të dekretohet nga presidentja./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

